DI MARZIO
Chelsea me trajner të ri?
11 March, 2016 @14:54
Spekulimet kishin filluar tash e sa muaj, mirëpo sot lajmi i njejtë u raportua edhe nga njëri prej gazetarëve më të besueshëm të botës së merkatos. Gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, ka shkruar sot se marrëveshja mes Antonio Contes dhe Chelseat është shumë pranë finalizimit.
Thuhet se italiani Conte do të jetë trajner i skuadrës londineze menjeherë pas Europianit që zhvillohet në Francë. Ish-trajneri i Juventusit momentalisht është trajner i kombëtares italiane dhe me kampionatin evropian që po afrohet, zërat për largimin e tij kanë shkaktuar një lloj pakënaqësie tek lojtarët e kombëtares, gjithmonë sipas Di Marzios, kurse në anën tjetër kontrata e holandezit Hiddink tek Chelsea përfundon pikërisht në qershor të këtij viti.
Se sa është i vërtetë ky lajm, mbetet të shihet.