Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI

Gjilani përforcon shtabin teknik

Gjilani përforcon shtabin teknik


31 January, 2021 @15:59

Skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me trajnerin Granit Dervisholli, i cili do ta jetë ndihmës i kryetrajnerit Bylbyl Sokoli.

Dervisholli nga sot do t’i bashkohet pjesës tjetër të shtabit teknik, në krye me Bylbyl Sokolin dhe asistentin Alban Hyseni, ndërsa prezentimi i tij është bërë sot nga vet klubi.

Trajneri Dervisholli më parë ka qenë pjesë e skuadrës së 2 Korrikut si futbollist profesionist, ndërsa karrierën e tij si trajner e nisi në ekipin e Ramiz Sadikut, ku ishte trajner dhe kordinator i gjeneratës nën 15 vjeç në këtë skuadër. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e skuadrën A&N si trajner i grupmoshave U19 dhe koordinator i shkollës së futbollit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga