Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 3-1 TREPÇA'89

Gjilani përmbys ‘89-shin për të vazhduar kryesimin

Gjilani përmbys ‘89-shin për të vazhduar kryesimin


27 August, 2022 @19:43

Përkundër nisjes së mirë dhe dominimit në pjesë të parë, Trepça’89 është mposhtur për herë të parë këtë stinor, duke rënë në pjesë të dytë të ndeshjes nga Gjilani që ka vazhduar lidershipin me fitore.

Vendasit edhe pse s’treguan shumë në pjesë të parë, barazuan për të nisur pjesën e dytë furishëm dhe për ta fituar ndeshjen përfundimisht, Gjilani 3-1 Trepça’89 [Arbër Prekazi 45+, Elton Cale 48, Mevlan Zeka 65 - Christian Mba 7].

Christian Mba i kishte dhënë epërsinë ‘89-shit të drejtuar nga Shpëtim Idrizi fillimisht, pas një gabimi në mbrojtje të gjilanasve, ndërsa edhe disa raste tjera në pjesë të parë, nuk u konkretizuan nga mitrovicasit. Mba, ka treguar edhe njëherë se është sulmues që ia vlen, duke shënuar golin e tretë sezonal në tre ndeshje të luajtura deri tash për mitrovicasit.

TABELA AKTUALE

E kjo u kushtoi në shtesa, kur Arbër Prekazi shënoi për barazim në kohë shtesë të pjesës së parë. Shpejt në pjesë të dytë Elton Cale çoi Skifterat në epërsi, derisa Mevlan Zeka vulosi fitoren e tyre me një gol briliant nga gjuajtja e lirë.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Gjilani i Zekirija Ramadanit është lider në Superligë me 10 pikë, ndërsa Trepça’89 pas dy barazimeve ka regjistruar humbjen e parë, në tre ndeshje të zhvilluara pas katër xhirove të para.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga