Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 3-1 MALISHEVA

Gjilani përmbys Malishevën, pasi mysafirët mbetën me 10 lojtarë

Gjilani përmbys Malishevën, pasi mysafirët mbetën me 10 lojtarë


4 December, 2021 @17:11

Vetëm pasi që Malisheva mbeti me 10 lojtarë Gjilani nisi të shënojë gola dhe arriti te fitorja.

Futbollistët e trajnerit Ismet Munishi, ku ky i fundit ishte i suspenduar për këtë lojë për shkak të kartonëve të verdhë, kanë arritur të mposhtin Malishevën pas lojës më kërkuese dhe dominimit, veçanërisht pasi që mysafirët morrën epërsinë përmes Hasan Hysenit.

Gjilani mposhti Malishevën në stadiumin e qytetit të Gjilanit 3-1 [Gerhard Progni 45+4, Keita Razak 77, Albert Dabiqaj 81 - Hasan Hyseni 14].

Përmbysja e të kuqve vendas erdhi pasi që Muhamed Hyseni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pas një gabimi kohor, që çoi tentim shutin e tij të topit, të godas këmbën e lojtarit të vendasve. E gjyqtari Besfort Kasumi ia dha të verdhën e dytë në ndeshje për ta përjashtuar.

Prej këtij momenti Gjilani u mobilizua tërësisht dhe me golin e bukur të shënuar nga mesfushori Gerhard Progni, gjysmëvolej, ka barazuar rezultatin para pushimit të pjesëlojëve, ku referi kishte dhënë tetë minuta vazhdim!

TABELA AKTUALE

Gjilani kishte shënuar edhe më parë, por goli i Blerim Krasniqit u anulua nga VAR.

Në pjesë të dytë me futjen e Keita Razak në lojë Skifterët kanë arritur të bëhen më të rrezikshëm në zonë, që bëri edhe të vinte goli.

Keita Razak shënoi bukur me kokë, pas krosimit të Armend Halilit, duke dalë më i mirë në duel ndaj dy mbrojtësve të Malishevës në atë moment. Goli i epërsisë lehtësoi punën e Gjilanit dhe kështu shpejt ata arritën edhe të tretin përmes Albert Dabiqaj, që shfrytëzoi pasigurinë e portierit Flamur Gashi, që dëboi tentimin e parë me kokë të Gjilanit, por topi i dëbuar përfundoi në kokën e Dabiqajt që dha për përfundimtaren 3-1.

Rezultati i ndeshjes solli gëzim të madh te tabori gjilanas që drejtohej sot nga Alban Hyseni, derisa Munishi komandonte me zë nga tribunat (plotë armaturë), e Malisheva e Arsim Thaçit ka vajtuar momentin e kartonit të kuq për paraqitjen e mirë të tyre të fillimndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga