Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - GJILANI

Gjilani s’gabon, i pamposhtur i prin tabelës

Gjilani s’gabon, i pamposhtur i prin tabelës


4 September, 2022 @16:54

13 pikë në 5 ndeshjet e para të sezonit për Gjilanin e Zekerija Ramadanit.

Skuadra gjilanase sot shënoi fitore minimale 0-1 (Theophilus Solomon 38’) ndaj Dukagjinit të Klinës, për të mbetur kështu në krye të tabelës, ndonëse me disa ndeshje më tepër të luajtura se disa skuadra të Superligës.

I asistuar nga Përparim Islami, që po kalon një sezon mjaft të mirë deri më tash, golin për gjilanasit në pjesën e parë e gjeti Theophilus Solomon, një tjetër lojtar në formë të mirë. Falë këtij goli të shënuar në minutën e 38’, Gjilani shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi 0-1.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk dhuroi asnjë gol, me gjilanasit që e menaxhuan mirë epërsinë dhe e mbyllën ndeshjen me fitore minimale. Përveç golit të shënuar, Gjilani gjatë këtij takimi e goditi edhe dy herë shtyllën.

Goli i sotëm i Solomonit ishte i katërti për të në këtë kampionat dhe bashkë me sulmuesin Christian Mba të Trepçës ‘89, ai i prin listës së top golashënuesve për momentin.

Gjithashtu, vlen të përmendet që Dukagjinit sot i mungoi kapiteni Altin Merlaku, i cili pësoi një lëndim pak pa filluar ndeshja e sotme.

Pas 5 xhirove të para, Dukagjini mbetet i fundit në renditje me vetëm 1 pikë, kurse Gjilani i prin tabelës, duke qenë ende i pamposhtur deri më tani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga