Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - GJILANI

Gjilani s’gabon në Klinë, ndjekja e kreut vazhdon

Foto: SC Gjilani

Gjilani s’gabon në Klinë, ndjekja e kreut vazhdon


24 June, 2020 @18:41

Tre gola për dhjetë minuta!

Kështu filloi ndeshja e sotme mes Dukagjinit e Gjilanit në Klinë, ndeshje që në fund u mbyll me fitoren 1-3 (Abu Kamara 9’ / Keita Razak 1’, Arbër Shala (AG) 7’, Fiton Hajdari 65’) të gjilanasve.

I asistuar nga Sebino Plaku, Keita Razak ishte i pari që shënoi në këtë takim sot, duke ia dhënë epërsinë Gjilanit që në minutën e parë. Më pas, një autogol i Arbër Shalës në minutën e 7’ bëri që epërsia e mysafirëve të dyfishohej, para se goli i Abu Kamarës ta ngushtonte rezultatin në 1-2 vetëm dy minuta më vonë.

TABELA AKTUALE

E që nga ai moment gol nuk pati deri në minutën e 65’ të ndeshjes, minutë në të cilën Fiton Hajdari shënoi për 1-3 të Gjilanit, rezultat me të cilin edhe u mbyll takimi.

Kështu, lufta e Gjilanit për titull vazhdon, kurse Dukagjini tashmë edhe matematikisht e ka siguruar rënien në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga