Të gjitha lajmet

DUKAGJINI - GJILANI

Gjilani s’gabon në Klinë, ndjekja e kreut vazhdon

Foto: SC Gjilani

Gjilani s’gabon në Klinë, ndjekja e kreut vazhdon

24 June, 2020 @18:41

Tre gola për dhjetë minuta!

Kështu filloi ndeshja e sotme mes Dukagjinit e Gjilanit në Klinë, ndeshje që në fund u mbyll me fitoren 1-3 (Abu Kamara 9’ / Keita Razak 1’, Arbër Shala (AG) 7’, Fiton Hajdari 65’) të gjilanasve.

I asistuar nga Sebino Plaku, Keita Razak ishte i pari që shënoi në këtë takim sot, duke ia dhënë epërsinë Gjilanit që në minutën e parë. Më pas, një autogol i Arbër Shalës në minutën e 7’ bëri që epërsia e mysafirëve të dyfishohej, para se goli i Abu Kamarës ta ngushtonte rezultatin në 1-2 vetëm dy minuta më vonë.

TABELA AKTUALE

E që nga ai moment gol nuk pati deri në minutën e 65’ të ndeshjes, minutë në të cilën Fiton Hajdari shënoi për 1-3 të Gjilanit, rezultat me të cilin edhe u mbyll takimi.

Kështu, lufta e Gjilanit për titull vazhdon, kurse Dukagjini tashmë edhe matematikisht e ka siguruar rënien në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm.

YLBER MALOKU

Lojtari i Kosovës U21 në kurbet, futbolli i Kosovës humb edhe një lojtar

26 June, 2020 @18:50

Largimet nga Kosova janë thuajse përditshmëri në kërkim të kushteve më të mira për jetë. Së fundi, edhe Ylber…

FERONIKELI 0-0 DRENICA

Pas 4 fitoreve radhazi, Feronikeli dështon të kap trenin e titullit

25 June, 2020 @19:19

Rast shumë të mirë ka pasur Feronikeli sot, që t’i afrohet katërshes kryesuese të Superligës dhe të futet në luftë…

FERIZAJI 1-1 BALLKANI

Albin Krasniqi ia mohon Ballkanit vendin e dytë

25 June, 2020 @18:59

Rikthimi i Ballkanit në pozitë të dytë të klasifikimit ka qenë shumë afër sot. Mirëpo, një super-gol i Albin Krasniqit…

LLAPI 1-1 PRISHTINA

Me Zhdrellën, Llapi ndal serinë e Prishtinës

25 June, 2020 @18:49

Seria prej tre fitoreve e Prishtinës ka marrë sot fund, pasi që skuadra e Armend Dallkut nuk ka arritur të…

11-SHET

Formacionet zyrtare: Feronikeli - Drenica

25 June, 2020 @16:19

Janë caktuar 11-shet startuese të Feronikelit dhe Drenicës. FERONIKELI: Troshupa, Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Zeka, Da Silva, Loshi, Bojku, Berisha, Balde,…

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga