GJILANI

Gjilani vazhdon me kapitenin
31 May, 2021 @20:41
Skuadra e Gjilanit ka nënshkruar kontratë të re edhe me një tjetër futbollist.
Pas Enea Koliçit, Gerhard Prognit, Besar Musollit, Muhamed Useinit e Oltion Rapës, me gjilanasit ka vazhduar bashkëpunimin edhe mbrojtësi Ylber Kastrati.
Lajmin për vazhdimin e kontratës me futbollistin e ka bërë të ditur vet klubi.
“Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me kapitenin Ylber Kastrati edhe për një edicion të radhës. Klubi falenderon Ylberin për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftimin e klubit.
34-vjeçari këtë stinor është paraqitur në 15 ndeshje të Superligës me Gjilanin.