Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA: ATALANTA 3-2 LAZIO + VIDEO

Gjimshiti eliminon Muriqin nga Kupa e Italisë, të dy shënojnë

Berat Gjimshiti duke festuar golin me bashkëlojtarët/ Foto: Atalanta/fb

Gjimshiti eliminon Muriqin nga Kupa e Italisë, të dy shënojnë


27 January, 2021 @21:47

Skuadra e Gian Piero Gasperinit, Atalanta, me fitore 3-2 ka arritur të eliminojë Lazion nga Kupa e Italis dhe kështu ka siguruar vend në gjysmëfinale të garës.

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti hapi serinë e golave për vendasit, të cilët në fund fituan 3-2 [Gjimsiti 7, Malinovskyi 37, Miranchuk 57 - Muriqi 17, Acerbi 34].

Vedat Muriqi i ka siguruar barazim të shpejtë Lazios, me një goditje të fuqishme me kokë. Pas pjesës së parë të përfunduar me 2-2, në pjesë të dytë rusi Miranchuk vulosi fatin e takimit, e në 20min e fundit për Lazion edhe pse në lojë hyri Ciro Immobile, kthimi ka qenë i pamundur për romakët.

Atalanta prej minutës së 53 të ndeshjes ka luajtur me 10 lojtarë dhe Lazio s’ka arritur të shfrytëzojë as këtë epërsi numerike në terren të stadiumit Geëiss.

Atalanta në gjysmëfinale do të pret fituesin e përballjes Napoli-Spezia.

Edhe Muriqi edhe Gjimshiti luajtën nga 90min për skuadrat e tyre.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A