Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BENZEMA ME GOL

Gjithçka nën kontrollë për mbretërit

Gjithçka nën kontrollë për mbretërit


15 March, 2023 @23:01

Ka qenë një ndeshje që kaloi nën kontroll të Real Madridit, derisa Liverpoolit i nevojiteshin tre gola për të çuar ndeshjen në vazhdime pas humbjes në Anfield Road 2-5!

E madrilenët qetë dhe mençur kontrolluan gjithçka duke mos i lënë shumë raste anglezëve, të cilët në një mënyrë mund të thuhet se edhe nuk besonin që do të arrinin të bëjnë rikthimin e madh në rezultat.

Për të mos lënë tifozët pa gol, u përkujdes njeriu-gol i ekipit Karim Benzema, që shënoi 12 minuta para fundit për t’ia dhënë edhe një fitore mbretërve - që siguruan dhe vulosën çerekfinalen sonte me përfundimtaren, Real Madrid 1-0 Liverpool [Benzema 78].

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Champions League