GRUPI A
Gjyqtar çek në ndeshjen Rumani-Shqipëri
17 June, 2016 @17:43
Ndeshjen vendimtare të Shqipërisë, që do të përcaktojë nëse do të jetë e fundit apo do të vazhdohet rrugëtimi në EURO 2016, do të gjykohet nga një gjyqtar çek.
UEFA ka bërë të ditur se 38 vjecari, Pavel Kralovec, do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Rumani-Shqipëri.
Kush është Kralovec?
Për gjyqtarin Kralovec kjo është ndeshja e dytë në EURO 2016. Ai më parë ka gjykuar ndeshjen ndërmjet Ukrainës dhe Irlandës Veriore, që përfundoi me rezultat 0-2, ndërsa shpërndau 5 kartona të verdhë gjatë këtyre 90 minutave.
Njëra prej ndeshjeve kryesore të Kralovecit është ajo ndërmje Romës dhe Real Madridit, në kuadër të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve, që kishte përfunduar poashtu me rezultat 0-2 për mysafirët.
Në 10 ndeshjet e fundit të Pavel Kralovecit, pesë kanë përfunduar pa asnjë kartona, derisa as kartoni i kuq nuk ka dalur nga xhepi i tij.
Ai asnjëherë më parë nuk ka ndarë drejtësi në ndonjë ndeshje të Shqipërisë, ndërsa dy herë ka pasur rastin të gjykojë në ndeshjet e rumunëve, përkatësisht në ndeshjen miqësore Ukrainë-Rumani që përfundoi me fitoren 3-2 të Ukrainës dhe në ndeshjen kualifikuese për EURO 2012 Bjellorusi-Rumani, që përfundoi pa gola, që të dy këto ndeshje të zhvilluara gjatë vitit 2010.
Ndihmësit
Kralovec në ndeshjen Rumani-Shqipëri do të jetë i ndihmuar nga sllovaku, Roman Slysko dhe çeku Tomas Mokrusch, Kurse gjyqtari i katërt do të jetë greku Tasos Sidiropoulos.
Referë shtesë do të jenë Petr Ardeleanu dhe Michal Patak, që të dy gjithashtu nga Çekia.