PËRGATITORE
U19 e Kosovës mposht Sachsenin
17 June, 2016 @12:31
Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka ngadhënjyer në ndeshjen e parë kundër moshatarëve të tyre nga Përzgjedhja e Sachsenit, që u zhvillua dje në Lajpcig [Leipzig], me rezultat 3:1.
Sipas përgjegjësit të ekipeve përfaqësuese të Kosovës, Artan Govori , i cili është së bashku me Përfaqësuesen U-19 në Lajpcig, ndeshja ishte mjaft e mirë dhe cilësore. Ishte një mbizotërim i futbollistëve të Kosovës, të cilëve përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u dha rastin të gjithëve që të tregojnë cilësitë e tyre.
Dy gola për Kosovën i shënoi Shpresim Fazlija, derisa një gol e shënoi Blend Baftiu. Ndeshjen e radhës Përfaqësuesja e Kosovës U-19 do ta zhvillojë të shtunën me një tjetër përzgjedhje të Sachsenit.
Kosova: Bekaj, Statovci, Hasani, Lladrovci, Rama, Jashari, Grajçevci, Baftiu, Shala, Topalli dhe Peci. Lujatën edhe: Sulejmani, Mehmedi, Fazlija, Behrami, Celina, Prekpalaj, Shoshi, Hasanaj, Muqolli, Zeqiri dhe Xhaka.