DITARI NR 7 @ EURO 2016
Plusi dhe minusi gjerman
Shkruan: Luan MORINA
17 June, 2016 @8:54
PLUSI DHE MINUSI GJERMAN
Gjermanët mbuluan për merak Lewandowskin dhe Milikun. Kanë një mbrojtje, së paku në qendër me goxha alternativa që i mundëson rotacionin Lowit. E këtij të fundit ju kanë plakur idetë. Akoma provon të luan me 9sh fals. Kjo nuk po funksionon, sidomos jo me Gotzen për të cilin Low ka një obsesion goxha të çuditshëm.
Muller, Gomez, Podolski, bile edhe Klose në këtë moshë do të ishte më i mirë si 9sh. Dominimi i lojës nuk mjafton për të fituar. Draxler mendoj që po humb goxha shumë në atë anën e majtë, pozitë që do të mund të shfrytëzoj nga Schurrle apo edhe Podolski. Futboll jo mjaft ofensiv i gjermanëve. Dhe mund ta kenë edhe më vështirë kundër Irlandës së Veriut e cila luan mbrojtje pesëshe.
BEFASIA VERIIRLANDEZE
Irlanda Veriore më befasoi! Prisja më shumë nga krahtë e Ukrainës, por kundrejt një mbrojtje të populluar në atë nivel nuk e kishin lehtë. Gjithashtu mungesa e përvojës e bën të veten. Por, megjithatë ukrainasit po ndërtojnë diçka të mirë dhe për këtë nevojitet kohë dhe durim.
Ndërkohë Irlanda Veriore nuk kishte shumë për të thënë! Nuk ishin të mirë. Shënuan atëherë kur Ukraina vendosi të sulmonte duke i goditur psiqikisht në momentin e duhur. Goli i dytë ishte një nokaut i gatuar për merak nga të gjelbrit. McGinn meriton të starton ndeshjen e ardhshme. Edhe Jonathan Williams ka merituar të startoj për Uellsin. Mirëpo Coleman zgjodhi Ledley jo paarsye.
LUFTA BRITANIKE
Edhe Uellsi, ngjashëm si Irlanda Veriore ishte i tërhequr. Shënuan kur u nevojit, por nuk mjafton aq për të fituar edhe kundër kësaj Anglie të tmerrshme. Rooney ishte i tërhequr, dhe nuk mori përgjegjësinë kur nevojitej më së shumti. Nuk ishin të mirë, asnjëri. As zëvendësuesit. Shënuan si shënuan, por nuk ishte lojë kampionësh. Ishte shpëtim në çastet e fundit. Ndeshje shumë më e dobët se kundër Rusisë. Por, fati deshi të fitojnë tri pikë që megjithatë ishin më të merituara se sa për Uellsin. Ishte një ndeshje mesatare.
SOT
Italia
Do të jetë interesante të shohim si do të sulmoj Italia. A do të jenë më të lirë në lojën e tyre apo ndoshta edhe me Suedinë do të nguliten në mbrojtje? Suedia nuk është e mirë, jo aq e mirë për të trazuar Italinë. Por, nëse kemi mësuar diçka deri më tani në këtë kampionat është që nuk ka autsajderë. Ka pak gola gjatë ndeshjes, dhe shumë në çerek orën e fundit.
Kroacia
Kroacia mund të tregoj dhëmbët edhe më ashpër kundër çekëve. Ndoshta do të gjuajnë më kah mesi i golit e do të kursejnë shtyllat. Çekët mendoj që janë të mbaruar. Humbja e radhës do të nokautonte përfundimisht ata.
Turqia
Ngjashëm edhe turqit. Spanja mund, duhet të fitoj thellë me një qasje si nga loja e kaluar. Terim ka dy zgjidhje – të pushoj Ardën e të mos nis Senin, ose të bëj të kundërtën. Sidoqoftë, janë të mbaruar. Zor që Spanja do të luaj lojë më ofensive duke rrezikuar portën turke më seriozisht se kundër Çekisë. Loja e nervave nga kundërshtarët si Spanja kurrë nuk ju ka ndihmuar turqve. Furia mund ti thyej nervat e neo-osmanlinjve qysh në 30 minutat e para.