REFERËT E XHIROS SË PARË
Gjyqtarët e xhiros së parë në Ligë të Parë
19 August, 2022 @11:29
Janë përcaktuar edhe gjyqtarët e xhiros së parë të Ligës së Parë të Kosovës, sipas grupeve, ndërsa FFK-ja ka ndarë ndeshjet në tri ditë, duke nisur nga sot e deri të dielën, sipas programit të botuar në faqen zyrtare.
Kështu, derisa Liga e Parë nis sot me përballjet Rahoveci - Liria dhe Ramiz Sadiku - 2 Korriku, është përcaktuar që ndeshja derbi e ekipeve prishtinase, të jetë nën monitorimin e VAR-it.
Ndërsa, të gjitha ndeshjet, orari dhe gjyqtarët kryesorë të tyre si mëposhtë:
LIGA E PARË, GRUPI A:
E premte, ora 17:00:
Rahovec: RAHOVECI - LIRIA, Granit Pacolli;
E shtunë, ora 17:00:
Prizren, Korishë: A&N - ISTOGU, Dylot Brahimi;
Gllogoc: FERONIKELI - RILINDJA ‘74, Tefik Maloku;
Vitomiricë, Pejë: PHOENIX - TREPÇA, Petrit Rama;
E diel, ora 17:00:
Gjakovë: VËLLAZNIMI - DRENASI, Ardit Halilaj.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
LIGA E PARË, GRUPI B:
E premte, ora 17:00:
Prishtinë: RAMIZ SADIKU - 2 KORRIKU, Ersen Janovali;
E shtunë, ora 17:00:
Lipjan: ARBËRIA - FUSHË KOSOVA, Taulant Haxhimustafa;
Vushtrri: VUSHTRRIA - FLAMURTARI, Egzon Dakaj;
E diel, ora 17:00:
Shtime: VJOSA - ULPIANA, Qëndrim Vata;
Gjilan, Pozharan: VLLAZNIA - KIKA, Ilaz Ajeti.