GJYQTARËT

Gjyqtarët kosovarë në ndeshjen Turqi-Azerbajxhan
25 May, 2021 @19:04
Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten (27 maj) në “Oba Stadyumu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastari.
Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në EURO 2020 dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor.