REFERËT

Gjyqtarët kryesorë në ndeshjet e xhiros XXXII të Superligës
29 April, 2022 @23:59
Të premten pasdite, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e gjyqtarëve të deleguar për ndeshjet e fundjavës në Superligë.
Superliga ka hyrë në fazën përfundimtare të saj dhe tashmë thuajse gjithçka dihet, pos skuadrës që do të mbetet në barazh për të shpresuar në mbijetesë.
Ndërsa nga duelet e xhiros XXXII dy luhen të shtunën më 30 prill dhe tri të tjera të dielën më 1 maj.
Gjyqtarët kryesorë të ndeshjeve të xhiros XXXII sipas renditjes nga FFK janë:
E shtunë, 30 prill
15:00 Prishtina-Dukagjini, Mervan Bejtullahu;
15:00 Ulpiana-Gjilani, Gramos Shala.
E diel, 1 maj
15:00 Llapi-Ballkani, Besfort Kasumi;
15:00 Feronikeli-Malisheva, Erdall Zasella;
15:00 Drita-Drenica, Alban Shala.