Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Golashënuesi më i mirë i 21/22 zyrtarizohet te fituesi i Kupës

Gerhard Progni, gjatë prezantimit te Llapi/ Foto: KFLlapi/fb

Golashënuesi më i mirë i 21/22 zyrtarizohet te fituesi i Kupës


10 June, 2022 @14:20

Pas ndarjes me Gjilanin, ku u bë golashënues më i mirë i stinorit dhe ishte pjesë e 11-shes më të mirë të stinorit të Superligës, futbollisti i Shqipërisë me përvojë të madhe, Gerhard Progni, sot është zyrtarizuar si lojtar i ri i Llapit.

Progni 35-vjeçar ka shënuar 23-gola për Gjilanin në edicionin e kaluar të Superligës ndërsa 9 prej tyre nga penalltia. Pos golave, ai ka kontribuuar edhe me 4 asistime në Superligë për Gjilanin. Ai është specialist i gjuajtjeve të lira, ndërsa Llapi ka bërë të ditur se tropojani ka nënshkuar kontratë një-vjecare me ekipin nga Podujeva.

Kështu, top-golashënuesi i Superligës kalon te ekipi që ka fituar Kupën e Kosovës së fundi dhe pritet t’i ndihmojë skuadrës që drejtohet nga Tahir Batatina në kuadër të garave evropiane këtë verë.

“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni. Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës. Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve,” ka shkruar njoftimi i Llapit ndër të tjera.

Progni në stinorin e kaluar ka qenë kapiten te Gjilani, ku qëndroi për tre stinorë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga