Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP GOLASHËNUESIT 1999/2000

Golashënuesit më të mirë të stinorit 1999/2000

Golashënuesit më të mirë të stinorit 1999/2000


5 April, 2020 @23:46

Në sezonin në të cilin Prishtina u bë kampione e parë e pasluftës në Kosovë, kujtojmë edhe listën e golashënuesve më të mirë të elitës së futbollit kosovar.

Golashënuesi më i mirë i kampionatit ishte bërë Muharrem Sahiti që kishte shënuar 21 gola për Gjilanin atë stinor.

Sahiti kishte shënuar gati një të tretën e golave të Gjilanit në stinorin e parë të pasluftës.

Nga 65 gola sa i kishte shënuar Gjilani për të përfunduar i katërti në kampionat, Sahiti kishte dhënë 21 gola që në përpjestim të saktë i bie rreth 31% të golave të skuadrës. 

E nga 34 ndeshje të zhvilluara gjatë gjithë stinorit 1999/2000, Sahiti me 21 golat e tij, kishte mesatare prej 0.6 golash për ndeshje në elitë.

Pas tij ishin renditur Rexhep Fona i Flamurtarit me 18 të shënuara, pastaj Elvis Osmani i Minatorit’89 me 15 gola, ndërsa Emin Ismajli i Dritës kishte shënuar 14 e Burim Domniku i Besës 13 gola.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga