Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 5 GOLASHËNUESIT 2000/01

Golashënuesit më të mirë të stinorit 2000/2001

Golashënuesit më të mirë të stinorit 2000/2001


22 April, 2020 @22:36

Prishtina ishte bërë kampione në stinorin 2000/2001 në Ligë të Parë të Kosovës (tash Superliga) ndërsa më së shumti gola këtë stinor kishte shënuar Besiana e Podujevës, 62.

E Kushtrim Munishi ishte bërë futbollisti me më së shumti gola të shënuara, duke përfunduar stinorin me 25 gola.

Munishi kishte lënë pas tij me 8 gola një sulmues tjetër të dalluar, Sheremet Isufin, që dha 17 sosh këtë stinor.

E deri në vend të pestë të golashënuesve, tre emra kishin shënuar numër të njëjtë të golave. Elvis Osmani, Erxhan Dana dhe Brahim Vojvoda dhanë nga 13 sosh.

Kushtrim Munishi

Në vitin 2001 Munishi kishte marrë edhe titullin e laureatit të vitit duke marrë 75 vota, për të lënë në vend të dytë Elvis Osmanin me 43 vota, pastaj Hasanin me 41, Fadil Ademin 41, Erxhan Danën 41, Ahmet Beselicën 31, Drilon Luli 30, Masar Qosa 29, Xhevdet Llumnica 25 dhe Sunaj Keçi 21 sosh.

Trajner më i mirë i vitit ishte shpallë Bylbyl Sokoli i Besianës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga