BARAZIM NË MERDARE
Golat në fund, fitorja asnjërës
20 March, 2016 @15:32
Para një numri të madh të shikuesve Llapi dhe Hajvalia që mëtojnë kreun e Superligës kanë ndarë pikët sot.
Derisa pjesa e parë përkundër rasteve përfundoi pa gola, në pjesë të dytë, faktikisht kah fundi i ndeshjes, Llapi avancoi përmes golit të Getoar Dragushës, kur ky godet me kokë dhe topi rrëshqet nga duart e Petrit Tahirit për 1-0.
Vendasit besuan se kjo ishte mjaft për fitore, por kështu nuk mendoi njëri ndër futbollistët më të talentuar në Kosovës, Shkëlqim Pacolli, i cili pranoi një krosim nga gjuajtja e lirë dhe qëlloi me kokë për 1-1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.