ARBNOR MORINA

Golat nga ndërprerja, problemi që po përsëritet
4 March, 2018 @20:36
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Drenicës sot, të cilën Gjilani e humbi 1-0, ka thënë se problemi i njejtë, po i shkakton telashe ekipit.
“Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë. Ndërkohë në pjesën e dytë e kemi mbajtur kundërshtarin në gjysmëfushën e tyre. Dominuam ndeshjen pasi që pranuan golin, por nuk arritëm të shënojmë,” ka thënë Morina.
“Problemi që po na përsëritet është që po pranojmë gola nga ndërprerja. Ne nuk ndalemi këtu, do të vazhdojmë me angazhim maksimal në ndeshjet e radhës,” ka përfunduar ai.
Gjilani pas dy fitoreve radhazi të shënuara në pjesën pranverore të stinorit, sot ka përjetuar humbjen e parë.