DRENICA-GJILANI

Drenica arrin fitoren e parë pranverore
4 March, 2018 @15:16
Skuadra e Drenicës ka arritur të befasojë Gjilanin në formë sot në Bajram Aliu, për të fituar ndeshjen me një gol të vetëm të shënuar nga Kreshnik Uka, 1-0.
Gjilani, që vinte me dy fitore në këtë ndeshje, dukej më kërkues në fillim, por shpejt Drenica morri iniciativën dhe nisi sulmet, të cilat disa herë u shpëtuan nga portieri gjilanas Donat Kaçiu.
Me të filluar pjesa e dytë, Uka shënoi për avantazh të Drenicës dhe prej atij momenti ekipi i Sadat Pajazitit kontrolloi lojën dhe nuk la mundësi për Gjilanin e Arbnor Morinës që të shkëput së paku një pikë, duke e njoftuar kështu me humbjen e parë pranverore.
Drenica, xhiron që vjen i shkon Ferronikelit, ndërsa Gjilani pret Vllazninë.