GUGASH MAGANI

Foto: Trepca89 Official
Humbëm gjashtë pikë!
3 March, 2018 @21:31
Trajneri i Trepçës’89, Gugash Magani, pas humbjes nga Prishtina sot ka thënë se ekipi i tij ka humbur jo tre, po gjashtë pikë, nëse shikohet rëndësia e ndeshjes.
“Terreni ndikon për dy skuadrat në fakt, por kur shohim se njëra skuadër nuk bënë lojën e vetë dhe skuadra tjetër e bënë lojën më të fortë, atëherë nuk besoj të ketë ndikuar terreni, edhe pse terreni është determinant për përformancë më të mirë. Por ne sot nuk treguam asgjë, kemi merituar humbjen, kemi humbur gjashtë pikë, e jo tre pikë, sepse ne ishim kundër një kundërshtari direkt. Por, gjithsesi shpresa vdes e fundit, ka shumë ndeshje deri në fund, ne nuk dorëzohemi kurrë edhe pse tani gjërat janë më të vështira,” ka thënë Magani.
Me humbjen e sotme, 89-shi, që është kampion aktual i Kosovës, ka rënë në pozitën e pestë të klasifikimit dhe është gjashtë pikë larg bardhekaltërve liderë.