SHQIP NË BOTË

Florent Hasani i shënon liderit, DVTK në epërsi
3 March, 2018 @18:21
Në takimin që skuadra e tij po e luan ndaj liderit të elitës hungareze, Florent Hasani e ka gjetur golin e tij të parë me klubin e ri.
Florenti shënoi në minutën e 59’ të ndeshjes, për t’ia dhënë skuadrës së tij epërsinë 2-1 ndaj Ferencvarosit, skuadrës lidere në Hungari.
Momentalisht po zhvillohet minuta e 65’ e duelit dhe rezultati mbetet edhe më tutje 2-1 në të mirë të DVTK-së.