KONFIRMOHET

VAR në La Liga që nga sezoni i ardhshëm
2 March, 2018 @15:50
Që nga sezoni i ardhshëm, sistemi VAR (Video Assistant Referees) do të përdoret edhe në La Liga.
Ky lajm u bë zyrtar sot nga krerët e elitës spanjolle të futbollit, ligë e cila i bashkohet Serie A-së, Bundesligës dhe elitës së futbollit amerikan në përdorimin e këtij sistemi.
Ky sistem u testua edhe në Kupën e Ligës dhe në FA Cup në Angli këtë sezon, ndërsa vendim zyrtar se a do të përdoret sezonin e ardhshëm në Premier League nuk ka ende.