MANCHESTER UNITED

Zlatan drejt SHBA-ve?
2 March, 2018 @15:42
Duket që aventura e Zlatan Ibrahimovic te United është pranë fundit.
Në konferencën e sotme për media, Jose Mourinho deklaroi që nuk pret që Zlatan të jetë te United edhe sezonin e ardhshëm.
“Pres që Zlatan të largohet gjatë verës. Do të jetë vendimi i tij se a do të vazhdojë të luajë apo do të pensionohet, mirëpo ne nuk presim që ai të qëndrojë. Ai momentalisht nuk është i lënduar dhe është i gatshëm pothuajse 100% për lojë.” - u shpreh Jose në konferencë.
Ndërkohë, raportohet që Zlatan ka oferta nga LA Galaxy dhe lojtari në fjalë është i interesuar për një kalim atje. Gjithashtu, Sky Sports raporton që Zlatan po e mendon edhe rikthimin në Kombëtaren e Suedisë, ndërsa kjo mund të ndodhë nëse ai merr minutazh në ndeshjet e mbetura te United këtë sezon.