LIRIA - FERONIKELI

BOROZANI / ARKIV
Zeka ndëshkon ish-skuadrën, Liria ngjitet
2 March, 2018 @14:59
Në takimin e zhvilluar sot në Prizren, skuadra e Lirisë e mposhti me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Feronikelit, për të cilën kjo ishte humbja e dytë në edicionin pranveror.
Me vendasit që rrezikuan vetëm përmes disa goditjeve nga distanca, mysafirët në pjesën e parë rrezikuan fillimisht përmes Kones e më pas përmes Mendurim Hotit, mirëpo asnjëri prej tyre nuk arriti të tregohet i saktë. Në vazhdim të ndeshjes, Feronikelit iu anulua një gol në fundin e pjesës së parë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë.
Nëntë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ishte Mevlan Zeka, pikërisht ish-lojtari i Feronikelit, ai që e ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Pas një asistimi të Rron Gashit, sulmuesi gjakovar shënoi për 1-0, gol i cili doli të ishte vendimtar në epilogun përfundimtar të ndeshjes,
Kjo fitore bën që Liria të ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe të jetë 3 pikë larg kreut, kurse Feronikeli mbetet me 31 pikë në mes të tabelës.