LAS PALMAS - BARCELONA

Barcelona gabon, ‘rihapet’ kampionati?
1 March, 2018 @23:11
Duket se është rihapur kampionati në Spanjë!
3 barazimet e Barcelonës në 5-6 javët e fundit duket ta kenë rikthyer në garë Atleticon e Madridit dhe atë pikërisht para ndeshjes mes Barcelonës dhe Atleticos që luhet pikërisht këtë fundjavë.
Skuadra katalunase barazoi 1-1 sonte në udhëtim te Las Palmas, duke bërë kështu që diferenca në tabelë mes dy skuadrave lidere në La Liga të zvogëlohet në 5 pikë.
Messi shënoi për 0-1 të mysafirëve, mirëpo vendasit barazuan me të filluar pjesa e dytë dhe takimi u mbyll pa fitues.
Se a do të kemi ‘dramë’ edhe në vazhdim të sezonit apo Barcelona do të fitojë të dielën për ta treguar ‘autoritetin’ në La Liga, mbetet të shihet!