ROBIN VAN PERSIE

300 nga Van Persie
1 March, 2018 @11:11
Ylli veteran i Feyenoordit, Robin Van Persie, dje duke shënuar në kuadër të Kupës së Holandës, arriti golin e 300-të në karrierën e tij.
Feyenoordi e mposhti Willem II me rezultat 3-0, derisa Persie shënoi golin e dytë të skuadrës.
Skuadra e Feyenoordit me këtë fitore arriti finalen e Kupës së Holandës, derisa në finale do të takohet me AZ Alkmaarin.