PREMIER LEAGUE

Arrihet marrëveshja, pushim dimëror edhe në Premier League
27 February, 2018 @12:28
Kur të gjitha ligat tjera në fund të vitit kalendarik zakonisht pushojnë, Premier Liga vazhdon me ndeshje intensive dhe nuk bën asnjëherë pushim dimëror, gjë që ka krijuar ankesa nga shumë trajnerë për shkak të akumulimit të lodhjes te lojtarët dhe numrit të madh të lëndimeve, sidomos me probleme muskulore. Borozani.com
Pas shumë ankesave, diskutimeve e thashethemeve, tashmë është arritur marrëveshja sa i përket pushimit dimëror në Premier League.
Nga sezoni 2019/2020 edhe Premier Liga do të ketë pushim dimëror 2-javor në fillim të muajit shkurt. Vendimi u publikua sot pas marrëveshjes së përbashkët mes organeve përgjegjëse të futbollit anglez.
Kështu, kalendari do të rregullohet në atë mënyrë që disa mesjava të jenë më të ngjeshura me ndeshje, qofshin ato të Kupës FA apo të Ligës, për t’i mundësuar skuadrave pushim 2-javor në fillim të muajit shkurt.