PREMIER LEAGUE

Ide interesante nga Lukaku, propozon ndeshje “All Star” në Premier League
26 February, 2018 @21:54
Një ide interesante ka ardhur nga belgu Romelu Lukaku para pak minutave në Twitter.
Sulmuesi i Manchester United ka propozuar që Premier League të organizojë një ndeshje All Star, ngjajshëm si në NBA, ku një 11-she nga veriu i Anglisë do të luante përballë 11-shes së krijuar nga skuadrat e jugut të Anglisë dhe sikur në NBA, lojtarët do të zgjedheshin nga votat e fansave.
Në ‘cicërimën’ e tij Lukaku ka ‘etiketuar’ edhe llogarinë zyrtare të Premier Leagues dhe Federatës Angleze, duke bërë më dije që kërkon mendimin e tyre në lidhje me këtë ide.
Sa i përket veriut e jugut, skuadrat më të mëdha nga veriu i Anglisë janë United, City e Liverpool, ndërsa jugu përfshin kryesisht skuadrat londineze.