PSG

Lëndimi i Neymar, lajme pozitive
26 February, 2018 @16:24
Lajme të mira për klubin e Parisit.
Lëndimi i pësuar mbrëmë nga Neymar në fitoren ndaj Marseillet duket se nuk është serioz.
Mediat franceze momentalisht po raportojnë që braziliani do të mungojë vetëm disa ditë dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën që Parisi e zhvillon ndaj Realit pas 8 ditëve në kuadër të Ligës së Kampionëve, sfidë kjo shumë e rëndësishme për klubin parisien, kur dihet që liga franceze dhe kupat vendore nuk paraqesin problem për këtë skuadër.
Raport zyrtar nga klubi i Parisit për lëndimin e Neymarit ende nuk ka, mirëpo mediat franceze duket se janë të bindura që Neymar nuk ka lëndim afatgjatë dhe do të jetë i gatshëm javën e ardhshme.