MERKATO

Igli Tare: Nën 70 milionë as që diskutojmë
26 February, 2018 @14:03
Pas zërave që mesfushori serb i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, mund të jetë drejt një kalimi te Manchester United apo te Real Madridi, me deklaratë për Mediaset ka reaguar Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios.
“Ju e dini që verën e kaluar ne refuzuam oferta 70 milionë euro për këtë lojtar, prandaj për ofertat nën 70 milionë ne as që do të diskutojmë. Jo, nuk ka oferta ende as nga Real Madridi e as nga Manchester United apo ndonjë klub tjetër.” - u shpreh ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare.
Lazio momentalisht ndodhet në vendin e tretë në Serie A, ndërsa një nga më meritorët për këtë sukses është pikërisht mesfushori serb që po kërkohet nga mbarë Evropa.