CARABAO CUP

City deklason Arsenalin për trofeun e parë sezonal
25 February, 2018 @19:16
Vjen trofeu i parë i sezonit për Manchester Cityn dhe i pari për Guardiolën si drejtues i kësaj skuadreje.
Skuadra e Cityt sot e deklasoi në çdo aspekt Arsenalin, duke e mposhtur 3-0 dhe duke e fituar kështu finalen e Kupës së Ligës.
Sergio Aguero, Vincent Kompany dhe David Silva shënuan për Cityn sot, ndërsa Arsenali nuk e gjeti as edhe golin e nderit dhe u detyrua të pajtohet me vendin e dytë në këtë garë.
Startues për Arsenalin sot ishin edhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, paraqitja e të cilëve ishte ‘për t’u harruar’.
Kur jemi te dueli mes Cityt dhe Arsenalit, këto dy skuadra do të takohen edhe pas pak ditëve (më 1 mars) në kuadër të Premier Leagues, duel i mbetur pikërisht nga xhiroja e kësaj fundjave, pasi që të dyja skuadrat ishin të angazhuara në finalen e Carabao Cup.