UNITED - CHELSEA

Fitore me përmbysje për vendin e dytë
25 February, 2018 @17:08
Pas barazimit ndaj Sevillës në Champions League, United ka shënuar fitore në derbin e javës në Premier League.
‘Djajtë e Kuq’ fituan me përmbysje ndaj Chelseat, në një takim që ishte mjaft interesant dhe kaloi me luftë të fortë nga të dyja skuadrat.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Willian pas një kundërsulmi të organizuar mjeshtërisht, e United në anën tjetër barazoi përmes belgut Lukaku, për të shkuar në pushim me rezultat 1-1.
Në pjesën e dytë, United ishte skuadër më kërkuese, ndërsa realizator i golit të fitores ishte zëvendësuesi Jesse Lingard, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga Lukaku dhe ia dha fitoren skuadrës së tij.
Kjo fitore e kthen Unitedin në vendin e dytë, derisa Chelsea tashmë ndodhet jashtë top4-shes në tabelë.