VUSHTRRIA-FERIZAJI

Nga një gol në borë
25 February, 2018 @15:35
Derbi i Ligës së Parë, që nisi me 10 minuta vonesë për shkak se u desht të pastrohej bora në stadium, ka përfunduar baraz, 1-1.
Vushtrria vendase kishte inicativën më të madhe në pjesë të parë dhe morri edhe epërsinë, përmes lojtarit të tyre, Dior Zabërxha, që çoi skuadrën e tij rehat në zhveshtore për pushim 15 minutësh.
Mirëpo, në pjesë të dytë Ferizaji fitoi një penallti dhe këtë rast ideal për mysafirët, Burim Shabani, nuk e çoi kot, duke barazuar 1-1 dhe duke siguruar pikë të madhe si mysafir për ekipin e Bylbyl Sokolit.
Vushtrria mbetet e dyta në klasifikim edhe pas kësaj ndeshjeje, ndërsa Ferizaji aktualisht është i gjashti.