BARCELONA-GIRONA

Suarez 3, Messi 2, Cou 1, Barcelona fiton
24 February, 2018 @22:54
Girona ka shënuar gol që në minutën e tretë të ndeshjes ndaj Barcelonës sonte, duke marrë epërsinë 0-1 përmes Portus.
Mirëpo, ajo çka ka ndodhur më pas është tregim i njëanshëm, pasi katalonasit kanë nisur artilerinë e tyre drejt portës së mysafirëve për të fituar 6-1 në fund, me hat-trick të Luis Suarezit, çifte të Lionel Messit dhe një super-gol të Philippe Coutinhos.
Messi në ndërkohë, ka thyer edhe rekordin e asistimeve në La Liga, duke i bërë tashmë 140 sosh.
Barcelona vazhdon pa humbje këtë stinor në La Liga dhe aktualisht pas 25 xhirove ka 65 pikë, 10 më shumë sesa ndjekësi i parë, Atletico Madrid.