ARSIM GOJANI

Arsim Gojani, trajner i Vëllaznimit/ Foto: prishtinafc.com
Kemi merituar më shumë
24 February, 2018 @18:50
Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës, Arsim Gojani, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Prishtinës ka thënë se ekipi i tij meritoi më shumë.
Vëllaznimi barazoi pa gola me Prishtinën në duelin që solli në tribunat e stadiumit të qytetit të Gjakovës mbi 3 mijë shikues, që rrallë shihet në stadiumet e Kosovës.
“Nëse më pyetni se a jam i kënaqur, sigurisht se jam i kënaqur. Nëse më pyesni se a kemi merituar më shumë, sigurisht se kemi merituar më shumë. Mirëpo, ky është futbolli dhe unë jam i kënaqur me lojën që tregoi ekipi, si nga ritmi i lojës, angazhimi, sepse mos të harrojmë se sot e kemi pasur përballë liderin e kampionatit dhe plus Prishtinën e madhe. Pra, qëllimi ynë ka qenë që mbrapa të jemi sa më kompakt dhe kemi punuar në atë drejtim që të fitojmë kompaktësinë dhe ekuilibrin gjatë lojës dhe djemtë po e bëjnë shumë mirë dhe shpresoj që edhe në të ardhmen do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë,” ka thënë Gojani pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës, prishtinafc.com.
Pas këtij barazimi, Vëllaznimi vazhdon të jetë në zonën e rrezikshme të Superligës me 26 pikë nga 20 ndeshje të zhvilluara.
Kuqezinjtë në xhiron e radhës janë mysafirë të Dritës në Gjilan.