KEK-HAJVALIA

BOROZANI/ A. P.
Lideri vjeshtor e nis mbarë
24 February, 2018 @16:07
Skuadra e KEK-ut ka vazhduar me fitore edhe në pjesën pranverore të Ligës së Parë. Në ndeshjen e xhiros XVIII elektricistët e Obiliqit kanë mposhtur Hajvalinë që po lufton për mbijetesë 2-1 sot për të kapur edhe tre pikët e para të pjesës pranverore të stinorit.
Me këtë fitore, KEK-u tash ka arritur kuotën e 42 pikëve në klasifikim dhe ka shtatë më shumë sesa Ballkani, që është ndjekësi i parë i tyre.
Në anën tjetër, Hajvalia është në zonën e rrezikshme dhe tashmë duhet të kërkojë pikë në ndeshjet tjera për të shpëtuar stinorin në Ligë të Parë.