TREPÇA-ONIX

Onix futet në lojë për Superligë
24 February, 2018 @16:13
Skuadra e re nga Banja e Pejës, Onix, me fitoren e madhe të arritur në Mitrovicë sot ndaj Trepçës, është futur në lojë për një vend në Superligë. Borozani.com
Starti i jashtëzakonshëm i ekipit të Onixit është kurorëzuar me dy gola në pjesë të të dytë të ndeshjes, për të shënuar fitore jashtë terrenit të tyre dhe ndaj një ekipi me emër dhe ish-kampion të Kosovës, Trepça.
Ka qenë Qëndrim Jahaj që i ka dhënë epërsinë Onixit sot, pas asistimit të Rimi Gashit. Ndërsa pesë minuta para fundit të takimit, ka qenë vetë Gashi që ka vulosur epilogun e ndeshjes.