WERDER-HAMBURG

Foto: Werder Offiicial
Ngrohin bankën në ‘NordDerby’
24 February, 2018 @21:08
Werder Bremen ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në derbin e Veriut të Gjermanisë ndaj Hamburgut, 1-0, përmes një autogoli të holandezit Rick van Drongelen, katër minuta para fundit të ndeshjes, pasi që algjeriani Ishak Belfodil shtyu topin drejt portës
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, që luan për Werderin dhe ai i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, që luan për Hamburgun, kanë qenë në bankën rezervë të ekipeve përgjatë 90 minutave.
Fitorja, e nxjerrë Werderin nga zona e rrezikshme e Bundesligës, derisa Hamburgu i ka punët vështirë këtë stinor për të shpëtuar.
Duhet theksuar edhe faktin që Werder ende nuk është mposhtur në shtëpi me trajnerin Florian Kohfeldt.