VITIA-RAHOVECI

Berisha i sjell tre pikë shprese Rahovecit
25 February, 2018 @16:31
Në përballjen tjetër të sotshme në kuadër të Ligës së Parë, Rahoveci ka marrë fitore shumë të rëndësishme si mysafir, duke e mposhtur Vitinë.
Golin e vetëm, të shpresës për mbijetesë dhe vendimtar të ndeshjes e ka shënuar Astrit Berisha, që i ka sjellë tre pikë vreshtarëve në luftë për mbijetesë në Ligë të Parë.