ROMA-MILAN

E pesta radhazi, Milan rrënon Romën
25 February, 2018 @22:47
Ka ardhë edhe fitorja e pestë me radhë e Milanit në të gjitha garat, e kjo e sontmja ndaj rivalit të madh, Romës 0-2.
Futbollistët e rinj të ekipit, Patrick Cutrone dhe Davide Calabria kanë shënuar për fitoren e ekipit të Gennaro Gattusos, ndërsa romakët e Eusebio di Francescos nuk kanë arritur të bëjnë asgjë, edhe pas futjes së Edin Dzekos në gjysmëorëshin e fundit të ndeshjes.
Fitorja e Milanit çon ekipin në 44 pikë, ndërsa Roma mbetet në 50 pikë, pas Lazios e Interit në klasifikim.