LIVERPOOL

Liverpooli përsëri ‘peshkon’ te Roma, radha e portierit Alisson
26 February, 2018 @14:24
Pas transferimit të egjiptianit Mo Salah verën e kaluar, duket që Liverpooli do të ‘peshkojë’ përsëri te skuadra e Romës.
Kësaj radhe skuadra nga Merseyside duket se i është vënë pas portierit Alisson, i cili së fundi po shfaq paraqitje fenomenale në portën e skuadrës romake.
Forma e luhatshme e dyshes Mignolet-Karius ka bërë që Klopp të synojë transferimin e një portieri tjetër gjatë verës së ardhshme, ndërsa sipas mediave braziliane, nëse kjo marrëveshje arrihet, Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke e kaluar Edersonin, që u transferua nga Benfica te Manchester City verën e kaluar.