MEDIA

James drejt Anglisë?
26 February, 2018 @14:14
Edhe pse jemi ende disa muaj larg hapjes së afatit kalimtar veror, thashethemet për transferimet e futbollistëve kanë filluar.
Nga Spanja vijnë raporte që James Rodriguez verën e ardhshme preferon një kalim në Angli te Arsenali apo Liverpooli.
Kolumbiani momentalisht është i huazuar te Bayerni nga Real Madridi, ndërsa mediat spanjolle raportojnë që ai nuk do të kthehet në Madrid nëse Zidane qëndron edhe sezonin e ardhshëm aty. Gjithashtu, sipas mediave spanjolle e gjermane James nuk e dëshiron as qëndrimin në Gjermani, edhe pse ka kontratë 2-vjeçare të huazimit, dhe një largim drejt Anglisë duket shumë e mundshëm.
Se çfarë do të ndodhë me ‘fantazistin’ kolumbian, mbetet të shihet gjatë muajve të ardhshëm!