PSG

Demantohen mediat, lëndimi i Neymarit më serioz
27 February, 2018 @0:14
Përmes një postimi zyrtar, klubi i Parisit ka demantuar mediat franceze, duke dhënë lajmin zyrtar sa i përket lëndimit të brazilianit Neymar.
Mediat sot në mëngjes raportuan që Neymar nuk ka lëndim serioz dhe do të jetë i gatshëm për pak ditë, mirëpo faqja zyrtare e klubit parisien ka njoftuar që Neymar do të mungojë për 1 muaj, që nënkupton mungesë për të në ndeshjen kthyese të PSG-së ndaj Real Madridit në Champions League.
Përveç Neymar, që tashmë është mungesë e konfirmuar, në dyshim për ndeshjen ndaj Realit është edhe Marquinhos.