ESPANYOL - REAL MADRID

Foto: AS
Reali ndëshkohet në sekondat e fundit
27 February, 2018 @21:46
Pas 4 fitoreve radhazi në La Liga, Reali ka gabuar në ndeshjen e luajtur sonte si mysafir te Espanyoli.
‘Mbretërit’, në mungesë të disa prej lojtarëve kryesorë, ‘lanë për të dëshiruar’ në ndeshjen e sontme, duke zhvilluar paraqitje të zbehtë, ndërsa vendasit në anën tjetër luftuan shumë dhe arritën të marrin 3 pikë me një gol të shënuar nga Moreno në sekondat e fundit të ndeshjes.
Kjo është fitorja e parë e Espanyolit ndaj Realit në 22 takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave.
Me këtë humbje Reali mbetet në kuotën e 51 pikëve dhe e rrezikon vendin e tretë në rast të një fitoreje të Valencias nesër, ndërsa Espanyoli momentalisht ka 31 pikë.