SAMIR NASRI

6 muaj suspendim për Samir Nasrin
27 February, 2018 @18:51
Me 6 muaj moslojë është dënuar ish-mesfushori i Arsenalit, Manchester Cityt e Sevillës, Samir Nasri.
Vendimi i UEFA-së u publikua sot, vendim i cili e dënon mesfushorin francez për shkak të thyerjes së rregullave anti-doping në vitin 2016, kohë në të cilën Nasri përdori një trajtim mjekësor të veçantë për t’u rikuperuar, trajtim i cili doli të ishte ilegal sipas rregullave anti-doping të UEFA-së.
Momentalisht Nasri është lojtar i lirë pas largimit nga Antalyaspori në janar, ndërsa ky dënim bën që ai të jetë pa klub të paktën edhe për 6 muaj.