KUKËSI-SKËNDERBEU

Super Sowe, ndal Kukësin
28 February, 2018 @15:48
Sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe, ka bërë në pjesën e dytë detyrën prej kampioni.
Ai ka shënuar dy herë në portën e Kukësit, për të barazuar 2-2 rezultatin, derisa i ka siguruar Skënderbeut pikë në mysafirllëkun e vështirë në Zeqir Ymeri.
Kukësi avancoi në pjesë të parë me goalt e Elton Calés dhe Donjet Shkodrës, por në fund, ekipi i drejtuar nga Peter Pacault, u detyrua të kënaqet me një pikë.