COPPA ITALIA: 1/2

Juventusi në finale për të katërtën herë radhazi
28 February, 2018 @19:37
Me rezultat të njëjtë si në ndeshjen e parë, edhe sonte Juventusi e ka mposhtur Atalantan, për të kaluar kështu në finale të Coppa Italia.
Goli i vetëm i Juventusit u shënua nga Pjanic 15 minuta para fundit, kurse Atalanta në anën tjetër nuk e gjeti golin në asnjë moment përkundër paraqitjes mjaft të mirë.
Sa i përket statistikave, kjo është hera e katërt me radhë që Juventusi arrin në finale të Coppa Italia.
Startues për Atalantan si zakonisht ishte Etrit Berisha, i cili zhvilloi një paraqitje solide.
Kundërshtari i Juventusit në finale do të kuptohet pas ndeshjes së sontme mes Lazios dhe Milanit. Ndeshja e parë në ‘San Siro’ kishte përfunduar 0-0, ndërsa gjithçka pritet të vendoset sonte në ‘Olimpico’ me fillim nga ora 20:45.